Në Shkup gjendet granatë nga Lufta e Dytë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është gjendur një granatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes”.

“Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMSh”, thuhet në njoftim.

The post Në Shkup gjendet granatë nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy