MPB njofton se në një banes në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas turk.

“Më datë 21.10.2024 në ora 19:55 në SPB Shkup është konstatuar se A.K (69) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup, është gjetur i vdekur në banesën ku po qëndronte në zonën e Bit Pazarit.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas turk appeared first on Telegrafi.