Në tre komunat në rajonin e Gostivarit deri më tani ka 146 raste aktive me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 241 persona.

Sipas informacioneve të fundit nga njësia rajonale e Qendrës për Shëndet Publik, nga 146 raste aktive në tre komunat e Gostivarit, 109 janë në komunën e Gostivarit, 33 në komunën e Vrapçishtit dhe katër në Mavrovë dhe Rostush.

Njëzet prej pacientëve janë shtruar në spital, ndërsa 126 kanë simptoma më të buta dhe trajtohen në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, 241 persona kanë dalë pozitivë në rajonin e Gostivarit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në rajonin e Gostivarit 146 raste aktive me coronavirus appeared first on Telegrafi.