Qytetarët sot në mëngjes kanë pritur në radhë të gjata për kuponët e kondicionerëve inverter. Kuponët mund të merren në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallën “Boro Çurlevski” në Manastir dhe në qytete të tjera në hapësirat e Agjencisë për Punësim.
Kuponët në këto lokacione do të mund të merren nesër, ndërsa deri në fund të muajit mund të merren direkt në Ministrinë e Energjisë.
Ministrja e Energjisë, Sanja Bozinovska, sot mori pjesë në ndarjen e kuponëve në Shkup. Ajo theksoi se Ministria nuk ka marrë pjesë në përcaktimin e fituesve të kuponëve dhe se ka marrë listat e gatshme të fituesve dhe kompanive nga ku mund të merren kondicionerët. Është detyrim, tha ajo, që deri në fund të nëntorit të blihen kondicionerët inverter.
Ajo ka shpjeguar se kuponët nuk mund t’u dërgohen qytetarëve me postë sepse duhet të nënshkruhen kontrata.
“Procesi me Postën është pak më i gjatë dhe ato kontrata duhet të kthehen. Ne e pamë se kjo ishte më e dobishme dhe më efikase. Sigurisht, afati është fundi i muajit, nuk duhet të marrësh një ditë të tërë pune. Do të kemi më shumë njerëz në ministri. Bëmë të mundur shpërndarjen e kuponëve në 30 vende në Maqedoni, jo të gjithë duhet të vijnë në Shkup. Afati i fundit është 30 nëntori për t’i blerë ato. Me sa di unë nuk ka afat deri në të cilin duhet t’i instalojnë. Më e rëndësishmja është që ato të paguhen dhe të përdoren”, tha Bozhinovska për gazetarët.
Gjithsej 6,182 familje do të marrin kupona. Përmes Programit për efiçiencë energjetike në amvisëri, 4.591 amvisëri kanë marrë kuponë në vlerë prej 23.000 denarë ose 25.000 denarë, ndërsa 1.591 amvisëri kanë marrë kuponë në vlerë deri në 30.000 denarë përmes Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm./Telegrafi/
The post Në radhë të gjata qytetarët sot kanë pritur për marrjen e kuponëve për inverterë appeared first on Telegrafi.