Në Postën e Maqedonisë janë bllokuar shërbimet për shkak të falimentimit të bankës Eurostandard

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të mos funksionimit të Bankës Eurostandard që nga sot në sportelet nuk mund të ofrojmë shërbime financiare dhe shërbime pagese për shumë qytetarë dhe persona juridikë, siç janë mbledhja e faturave të shërbimeve, mbledhja e faturave të energjisë elektrike, pagesa e pensioneve, pagesa e ndihmës sociale dhe shërbime të tjera bankare dhe operacione pagese pa para për depozituesit e Bankës Eurostandard, tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i përgjithshëm i SH.A “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Ejup Rustemi.

Ai tha se të gjitha ato shërbime SH.A “Posta e Maqedonisë së Veriut” i siguron në rrjetin e saj në emër të Eurostandard Bankës dhe për të njëjtën paguan taksë për to.

“Siç shihet nga teksti i vendimit të BPMV-së, problemet në funksionimin e Bankës Eurostandard janë rezultat i rrezikut të lartë të kredisë të marrë në portofolin e tyre të kredisë, i cili nuk është aspak i lidhur me shërbimet që “Posta” ofron në sportelet e saja”, theksoi Rustemi.

Drejtori i “Postës së Maqedonisë së Veriut” informoi se të ardhurat e realizuara në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 nga ato shërbime që nga sot “Posta” nuk mund të sigurojnë shumën prej 110 milion denarë dhe të cilat përfaqësojnë 19.4 përqind të totalit të të ardhurave të realizuara të “Postës”./Telegrafi/

Advertisement

The post Në Postën e Maqedonisë janë bllokuar shërbimet për shkak të falimentimit të bankës Eurostandard appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy