Gjatë muajit prill të këtij viti janë dhënë 330 leje ndërtimi, që është për 2.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6 841 858 mijë denarë, që është për 25.0% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 145 (43.9 %) janë të destinuara për objekte të ndërtimit të lartë, 119 (36.1 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (20.0 %) objektet për rikonstruim.

Te 161 (48.8 %) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 169 (51.2 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithnjë sipas raportit është paraparë ndërtimi i 393 banesave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 37 887 m2.

The post Në muajin prill janë dhënë 330 leje ndërtimi në Maqedoni, 145 për ndërtesa të larta appeared first on Telegrafi.