Në muajin maj Maqedoninë më shumë e vizituan turistët nga Serbia dhe Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedoninë në muajin maj e vizituan më shumë turistë nga Kosova dhe Serbia. Ka pasur 3.490 mysafirë nga Serbia dhe 1.437 turistë nga Kosova.

Në të njëjtën periudhë, ka pasur 1.052 vizitorë nga Shqipëria dhe 1.289 vizitorë nga Turqia. Pasohet nga Ukraina, Gjermania, Greqia, Bullgaria, Polonia, Rumania.

Në periudhën janar – maj 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i qëndrimit gjatë natës u rrit me 16.6 përqind: turistët vendas u rritën me 44.6 përqind, ndërsa turistët e huaj u ulën për 4.9 përqind.

Nga numri i përgjithshëm i turistëve, vendas janë 18.993, ndërsa të huaj janë 17.527. Vendi më i vizituar ka qenë Shkupi me 12.161 vizitorë./Telegrafi/

Advertisement

The post Në muajin maj Maqedoninë më shumë e vizituan turistët nga Serbia dhe Kosova appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy