Në mbledhjen e fundit, Qeveria e RMV-së vendosi edhe për disa emërime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e fundit, Qeveria vendosi edhe për disa emërime të reja. Hasim Murtezani është emëruar zv.sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Pavle Trajanov, që një kohë ishte në pushtet me LSDM-në dhe BDI-në, sot është emëruar për koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, ndërsa Solza Gërçeva është emëruar si koordinatore nacionale për reformat në arsimin e lartë. Behan Emini për ushtrues detyre drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave. Për ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Rezerva të Naftës u emërua Nexhmedin Sadiku. Kujtim Ebishi është emëruar ushtrues detyre, në drejtorinë për zbulim financiar./Alsat.mk

The post Në mbledhjen e fundit, Qeveria e RMV-së vendosi edhe për disa emërime të reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy