Studentët janë të pa kënaqur nga qiraja e konvikteve studentore dhe të pakënaqur me ushqimin falas me ç’rast paralajmërojnë protesta të mundshme.

Nga “Rezistenca studentore” thonë se qiraja mujore në konviktet e studentëve është rritur në 3.945 denarë, zhvlerësimi është 700 denarë, 500 denarë dokumentacioni me rastin e banimit dhe 300 denarë të tjera për atë që thonë se është kartë fiktive ushqimore e cila nuk përdoret fare.

“Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte u është anuluar mëngjesi… Ministria e Arsimit në vend që t’ua rrit shumën, u shkurton mëngjesin dhe u rrit me 30 për qind qiranë“, thuhet në reagimin e tyre..

Për ushqimin e subvencionuar të studentëve, ata thonë se ende nuk kanë informacion se në cilat vende dhe në cilat objekte hoteliere mund të përdoret ky përfitim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Maqedoninë e Veriut është rritur qiraja e konvikteve studentore, pakënaqësi edhe për ushqimin falas appeared first on Telegrafi.