Diagnostikimi i ngecjes së rritjes te fëmijët në vend është madje në moshën 11 dhe 12 vjeçare, ndërsa këtë më shpesh e zbulojnë prindërit e tyre. Për endokrinologët dhe Shoqatën Civile “Rast” është një fazë e vonuar. Duke marrë parasysh faktin se vitet e fundit në Veles dhe në vend është rritur numri i rasteve të zbuluara të fëmijëve me shtat të shkurtër, gjegjësisht fëmijëve që kanë probleme me këtë lloj hormoni, organizata civile “Rast” dhe endokrinologët sot në Shtëpia Evropiane e Rinisë në Veles mbajti një ligjëratë edukative.

Me këtë ligjëratë njëherit u rinovua fushata për ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me shtat të shkurtër, e cila u ndërpre në vitin 2013, ndërsa tani organizatorët e fushatës morën mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryetari i Shoqatës civile “Rast”, Aleksandar Petkovski, informon se fatkeqësisht shkalla e fëmijëve të diagnostikuar me shtat të shkurtër në vend është e lartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Maqedoni po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër appeared first on Telegrafi.