Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë.

Telegrafi e ka konfirmuar rastin me eksponentë shqiptarë në pushtet, të cilët kanë thënë se “po merren me rastin”.

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar edhe MPB për TV21, por pa dhënë detaje tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë. Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës. /Telegrafi/

The post Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia appeared first on Telegrafi.