Sipas hulumtimit të Qendrës për komunikime civile, më së shumti ka vetura zyrtare, ndërsa më së paku ka ambulanca.
47 institucionet shëndetësore në vend së bashku kanë 183 autoambulanca. Vjetërsia mesatare e tyre është 11 vjet, përkatësisht ata janë prodhuar rreth vitit 2008. Më të vjetrat janë dy të vitit 1988 të cilat shfrytëzohen në Strugë dhe Otoshevë.
Një automjet i ndihmës së shpejtë në Kërçovë ka kaluar 1.360.000 kilometra. Vlera mesatare e një automjeti është 38,900 euro.
Më së shumti autoambulanca ka në Shkup përkatësisht 30, dhe në Ohër e Manastir nga 12. Në Veles dhe Kumanovë ka nga 8 automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa në Dellçevë, Kërçovë, Strugë, Tetovë dhe Prilep nga 7 autoambulanca.
Dy automjetet më të shtrenjta prej 153,460 euro dhe 137,260 euro i posedon Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ndërsa vetura e tretë në vlerë prej 103,360 euro është e Spitalit klinik në Manastir. Më së shumti prej automjeteve, përkatësisht 30% institucionet i kanë marrë si donacion nga Ministria e shëndetësisë.
The post Në Maqedoni më shumë ka vetura zyrtare, sesa ambulanca appeared first on Telegrafi.