Qeveria e Maqedonisë informon se mëngjesin e sotëm, 4 persona të rritur dhe tre fëmijë nga Afganistani, përmes Stambollit, janë larguar për në Portugali, si destinacion i tyre përfundimtar.
Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për të punësuar në organizatat ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilët në periudhën e fundit në RMV qëndrim të përkohshëm u është siguruar në kuadër të operacionit ndërkombëtar humanitar.
Në Maqedoninë e Veriut për momentin kanë ngelur edhe 400 qytetarë nga Afganistani.
“Ata këtu e marrin gjithë mbështetjen e nevojshme, derisa të sigurohet transferim në destinacionin e tyre përfundimtar. Harxhimet për qëndirmin e tyre janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria./Telegarfi/
The post Në Maqedoni kanë ngelur edhe 400 qytetarë nga Afganistani, 7 transferohen në Portugali appeared first on Telegrafi.