Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 05 deri 11 prill 2021, janë testuar 27.329 pacientë që është për 4.5% më shumë se java e kaluar dhe janë regjistruar 6.867 raste të reja në 35 qytete të vendit me ulje prej 13.4% në krahasim me javën e kaluar.
Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (2.857 ose 41.6%), ndërsa përqindja e të testuarve me raste pozitive është 24.3% ose 5% rritje në krahasim me javën e kaluar.
Të infektuar ka pasur nga të gjitha moshat, ndërsa mosha më e prekur është mosha mbi 60 vjet ose 2.106 raste ose 30.7%. Mosha 50-59 ka 1.245 raste ose 18.1%, mosha 40-49 1,201 raste ose 17.5%, mosha 30-39 1.176 raste ose 17.1%,dhe 20-29 me 711 raste ose 10.4%. Numër i vogël i rasteve është janë regjistruar te fëmijët e moshës 0-9 me 112 raste dhe mosha 10-19 me 316 raste ose 4.6%.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 6.112 pacientë me rritje prej 25.7% në krahasim me javën e kaluar.
Po ashtu ka pasur 276 raste të vdekjeve në 29 qytete që është për 6.2% më shumë se java e kaluar. Prej pacientëve të vdekur 238 kanë qenë mbi 60 vjet, 27 të moshës 50-59, 8 persona 40-49 dhe 3 persona të moshës 30-39./Telegrafi/
The post Në Maqedoni gati shtatë mijë raste të reja me COVID-19 për një javë appeared first on Telegrafi.