Në Maqedoni familjet shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim dhe pagesën e faturave.

Në muajin korrik, një familje ka pasur nevojë për 34.128 denarë për shpenzimet bazë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë llogarit se në korrik një familje prej katër anëtarësh ka pasur nevojë për 34.128 denarë për të mbuluar nevojat e tyre bazë mujore.

Shumica e parave u shpenzuan për ushqim dhe pije (14.417 denarë), ndërsa 10.826 denarë ishin të nevojshëm për shpenzimet e përgjithshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2,528 denarë ishin të nevojshëm për transport, 2.381 denarë për higjienë dhe pjesa tjetër për këpucë, veshje, mirëmbajtje shëndetësore dhe aktivitete kulturore.

Enti Shtetëror i Statistikave së fundmi njoftoi se në maj paga mesatare arrinte në 28.721 denarë./Telegrafi/

The post Në Maqedoni familjet më shumë kanë shpenzuar për ushqim dhe pagesën e faturave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";