Në Maqedoni arrestohet një shtetas i Serbisë, për shkak të trafikimit me emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (13 dhjetor) në autostradën Gjevgjeli – Shkup, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin K.A (20) nga Serbia, pasi gjatë kontrollit në makinën “Fiat Dukato” me targa të Serbisë, janë gjetur 28 persona – migrantë, prej të cilëve 25 nga Kuba (20 të rritur, 5 fëmijë) dhe 3 nga India.

Siç thonë nga MPB, para kësaj, në ora 19:20, në autostradën në vendin e quajtur “Nova petlla” në afërsi të Gjevgjelisë, ai nuk është ndaluar në sinjalizimin e dhënë nga policia, pasi është arritur është ndaluar, e ka lëshuar veturën dhe është përpjekur të ikë.

Ai është kapur nga policia dhe është arrestuar.

“Migrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kurse K.A. është mbajtur në Stacion policor në Gjevgjeli”, qëndron në njoftim.

Advertisement

Policia dhe prokuroria tashmë janë në koordinim dhe pas dokumentimit të rastit kundër K.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

The post Në Maqedoni arrestohet një shtetas i Serbisë, për shkak të trafikimit me emigrantë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy