Në Kuvendin e Maqedonisë sot mbledhje të katër komisioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për financim dhe buxhet, dhe për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme, tetë ambasadorë të sapoemëruar do t’i prezantojnë platformat e veta për aktivitetet diplomatike para largimit në misionet diplomatike.

Ambasadore e re e jashtëzakonshme dhe e fuqizuar në Greqi është propozuar Lidija Boshkovska, ndërsa Vasko Gërkov është nominuar për ambasador në Serbi. Për në Çeki është emëruar Sashko Todorovski, ndërsa për në Japoni – Goran Cekov. Ambasadore dhe përfaqësuese e jona e përhershëm pranë Këshillit të Evropës në Strasburg do të jetë Svetllana Geleva, Biljana Stefanovska Sekovska në Kanberë, Komonuellth Sustrali, në Mbretërinë e Holandës do të na prezantojë ambasadorja Beti Jaçeva dhe në Estoni – Dragan Jordanovski.

Në vazhdimet e kaluara të mbledhjes para Komisionit, prioritetet e veta si ambasadorë i prezantuan Shpresa Jusufi, ambasadore në Kosovë, Maria Efremova, ambasadore pranë Fronit të Shenjtë, ambasadorët e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski dhe në Kazakistn Sali Limani, Dane Taleski ambasadori i ri i cili do t aprezantojë vendin në Misionin e NATO-s në Bruksel, si dhe ambasadorët në Danimarkë, Faton Bejta dhe në Katar – Shaban Jashari.

Advertisement

Komisioni ligjdhënës-juridik do të debatojë për dy propozim – ligje për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për kredi për financim të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, dhe sipas marrëveshjes për kredi për financim të Projektit për modernizim të bujqësisë, që të dy në procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet e Ligjit për detyrim dhe të Ligjit për kryerje të shërbimeve transfer i shpejtë i parave dhe plotësim i Ligjit për furnizimet publike, ndërkaq, janë në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet.

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport duhet të deklarohet rreth Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për parandalim të dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive dhe rreth Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese, parashtruar nga deputetët.

The post Në Kuvendin e Maqedonisë sot mbledhje të katër komisioneve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy