Në Kuvendin e Maqedonisë filloi të diskutohet për zgjedhjen e Keti Petkovës për anëtare në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajanov, kandidatja Petkova nuk i përmbush kushtet për t’u zgjedhur për anëtare.

“Kandidatja Keti nuk i përmbush kushtet e konkursit. Pse? Për shkak se në aplikim nuk ka parashtruar dokumente për punën shkencore, përkatësisht nuk ka dorëzuar dokument se është juriste e dalluar”, u shpreh Trajanov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas deputetes së LSDM-së, Marija Kostadinova, kandidatja nuk shkel ligjet dhe procedurat ligjore.

“Ligji nuk është decid rreth juristit të dalluar dhe e thatë se nuk është faji i saj, por rregullativa ligjore i mundëson të apikojë në shpallje, që do të thotë se ju nuk kundërshtoni asgjë rreth profesinalitetit dhe shpalljes për shkak se kushtet ligjore janë përmbushur”, u shpreh Kostadinova./Telegrafi/

The post Në Kuvendin e Maqedonisë diskutohet për anëtaren e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Keti Petkova appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";