“Lajmi se në propozim-kornizën për negociatat me BE-në, duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase, është edhe një konfirmim për pranimin e gjuhës sonë”.
Ky është vlerësimi i kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili i kërkon opozitës maqedonase që ta përshëndesë këtë akt dhe siç tha, të ndalojë me gënjeshtrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po, ka arritur lajmi se propozim-korniza e negociatave me BE-në, duhet të përkthehet edhe në gjuhën maqedonase. Këtë e konsiderojmë si diçka normale, punë standarde, pasi sipas letërnjoftimit tonë në OKB gjuha jonë është maqedonase”, tha Zaev.
Ndryshe, Komisioni Evropian, njoftoi të mërkurën se i ka paraqitur Këshillit, projektin e kornizës së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime.
Projekti është një përgjigje e kërkesës së vendeve anëtare e bërë në mars të këtij viti, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori vendimin për hapjen e bisedimeve me të dy vendet./Telegrafi/
The post Në kornizën negociuese me BE-në pranohet gjuha maqedonase appeared first on Telegrafi.