Trashësia e shtresës së borës sot në mëngjes arrin 31 centimetra në Kodrën e Diellit, 10 në Manastir, dy në Mavrovë dhe një centimetër në Lazaropole.
Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike informojnë se moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe më ngrohtë.
Në pjesët veriperëndimore moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vetëm në malet më të larta borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 2 deri në 4, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë.
The post Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 31 centimetra appeared first on Telegrafi.
Advertisement