
Policia e Kërçovës sot në orën 11:20, e ka arrestuar H.F. (41) nga fshati Strogomishtë e Epërme, informojnë nga SPB Kërçovë.
Nëpunësit policorë siç kumtuan nga SPB Kërçovë, e arrestuan personin e përmendur i cili kërkohej me urdhërarrest nga INP Prilep, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti, një muaji dhe 20 ditë për padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi u dërgua në INP Burgu Prilep.
Përndryshe, në periudhën e fundit, MPB-ja në nivelin e të gjithë vendit zbaton aksione për arrestimin e personave që janë në arrati ose që kërkohen për vuajtjen e dënimeve me burg.
Advertisement
The post Në Kërçovë arrestohet një person i cili ishte arratisur nga burgu në Prilep appeared first on Telegrafi.