Çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet në fund të qershorit. Rritja e fundit e çmimit ishte vjet në gusht ku çmimi i energjisë elektrike u shtrenjtuar për 7.4% për amvisëritë.

Për një faturë prej 2.000 denarëve, çmimi do të rritej për 100 denarë nëse Komisioni Rregullator për Energjetikë miraton të gjitha shpenzimet që i kërkojnë kompanitë energjetike – por vetëm nëse Elektranat nuk e rrisin çmimin e e rrymës së prodhuar.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski thotë se nuk do të ketë rritje të madhe të energjisë elektrike dhe se KRRE ndikon në përcaktimin e  çmimit me vetëm 38%.

Ndryshe, për për rritjen e vjetshme të energjisë elektrike u protestua në disa qytete të Maqedonisë me radhë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Në gusht sërish do të shtrenjtohet rryma elektrike në Maqedoni appeared first on Telegrafi.