Padi për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për refuzimin e ankesave të parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjykatën Administrative kanë dorëzuar dy parti politike Integra dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Nga Gjykata Administrative për AIM informojnë se Integra ka dorëzuar një padi, ndërsa kanë arritur edhe 75 padi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
E Majta dhe VMRO-DPMNE, gjithashtu paralajmëruan se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për refuzimin ankesave për parregullsi gjatë zgjedhjeve. Afati i dorëzimit të ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ-ja.
Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabanii, dje informoi se deri në ora 14 vendimet nga Komisioni për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave i kanë parashtruar përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Integras, të MORO-së, të Demokratëve dhe të së Majtes. Ai tha se nëse ndonjë nga partitë nuk i merr vendimet, KSHZ-ja do t’u dërgojë përmes postës elektronike.
Pesë orë pas dërgimit, llogaritet se vendimet u janë dërguar partive. Pastaj ata kanë afat prej 24 orëve që t’i dërgojnë deri te Gjykata administrative, e cila megjithatë në afat prej 60 ditëve pas pranimti të padive, duhet të vendos për to.
Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, në KSHZ në pajtim me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare. Pastaj KSHZ-ja do t’u japë vendime deputetëve të zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gushti./Telegrafi/
The post Në Gjykatën Administrative deri tani janë dorëzuar 76 aktpadi prej dy partive politike appeared first on Telegrafi.