Një nënë dhe foshnja e saj dje pasdite vdiqën në Klinikën për Gjinekologji. Dyzet vjeçarja K.J. nga lagjja Shuto Orizare, Shkup ishte pranuar në ambulantën e ISHP – KGJA Shkup më 18 shtator, me kërkesë të saj me arsyetim se ka ardhur ta shikojë gjendjen e foshnjes së saj.

Ajo, siç kumtuan nga Klinika nuk e ka ditur se kur e ka pasur ciklin e fundit menstual dhe e ka informuar ekipin mjekësor të Klinikës se ky është kontrolli i dytë prejse ka mbetur shtatzënë, që, siç potencojnë nga Klinika, do të thotë se shtatëzania e saj nuk është kontrolluar dhe nuk e ka ditur se në cilën javë të shtatëzanisë është. Kjo shtatëzani për K.J. ka qenë e 11-ta, ka katër fëmijë të gjallë dhe gjashtë shtatëzani të dështuara.

Ajo, citojnë nga KGJA , menjëherë është vënë në CTG duke menduar se bëhet fjalë për shtatëzani me termin, ndërsa pas ultrazërit të regjistruar është konfirmuar se shtatëzanja është në javën e 36-të të shtatëzanisë.

“Sipas CTG-së, mjekët kanë dhënë mendim se duhet të përsëritet për dy orë dhe pacientes i është thënë të mos largohet për një kohë të gjatë nga Klinika dhe në ndërkohë të hajë diçka, pas së cilës shtatëzania ka dalë jashtë Klinikës për të pirë kafe. Në KGJA ajo është kthyer në orën 16:15 dhe mjekëve u ka thënë se në periudhën prej dy orëve ka qenë në shtëpinë e saj, ku ka pasur gjakderdhje”, thuhet në kumtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekipi kujdestar i Klinikës ka konfirmuar se ka ardhur deri te vdekja intrauterine e frytit për shkak të shkëputjes së shtratit. Menjëherë i është marrë test për Kovid-19 derisa është pritur rezultati i testit i cili ka qenë negativ dhe i është marrë gjak për hulumtime laboratorike dhe për vërtetim të grupit të gjakut të pacientes, e cila në atë moment, për shkak të shtatëzanisë së pakontrolluar nuk ka qenë e njohur.

Shtatëzanja ka kërkuar sterilizim dhe prejse familja e saj nga ana e mjekëve është informuar për foshnjën e humbur, se ajo ka gjakderdhje të madhe për shkak të së cilës duhet urgjentisht të operohet, ekipi kujdestar urgjentisht ka hyrë me pacienten në sallë. I është ndërprerë shtatëzania me prerje cezariane dhe është kryer sterilizimi. Në hapjen intraoperative ka pasur shkëputje të tërësishme të shtratit.

“Pas intervenimit të kryer, ajo është dërguar në shok dhomë ku edhe përveç rianimimit intensiv sipas protokollit, gjendja e saj ka vazhduar të përkeqësohet, pas së cilës gjithë ekipi i gjinekologëve dhe anesteziologëve kanë vendosur se duhet të bëhet një kontroll. Edhe krahas përpjekjeve të tërësishme të ekipit mjekësor të shpëtohet jeta e pacientes, ajo humbi jetën dje më 19 shtator 2020 në orën 17:43”, citojnë nga Klinika.

Prej atje potencojnë se Komisioni i brendshëm për kontroll të cilësisë së KGJA-së e hulumton rastin, ndërsa prej nesër do ta shqyrtojë edhe Komisioni i formuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Gjinekologjinë e Shkupit, ndërroi jetë një lehonë dhe foshnja e saj appeared first on Telegrafi.