Në Gjevgjeli kapen shtatë migrant nga Kuba

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në afërsi të fabrikës “7 nëntori” në Gjevgjeli është arrestuar 63-vjeçari K.S. nga Velesi.

Policia gjatë kontrollit, në makinën e tipit “Ford Galaxy” ka kapur shtatë emigrantë nga Kuba.

“Kundër K.S. do të parashtrohet padi penale, ndërsa imigrantët do të vendosen në Qendrën për Transit “Vinojug” në Gjevgjeli”, shtojnë nga MPB.

The post Në Gjevgjeli kapen shtatë migrant nga Kuba appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy