Dymbëdhjetë shtetasit e huaj që u infektuan me Covid-19 në Gjevgjeli, janë policë nga Republika e Çekisë që punojnë për të siguruar kufirin Maqedoni e Veriut – Greqi.
Këtë për AIM e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas informacionit nga Instituti i Shëndetit Publik, këta janë policë nga Republika e Çekisë, të cilët punojnë në kufi. Të gjithë ata janë të izoluar në karantinë në motel/hotel Vardar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Gjevgjeli deri më tani janë regjistruar 73 raste të COVID-19, prej të cilëve 46 janë aktive.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Në Gjevgjeli 12 policë nga Çekia të infektuar me COVID-19 appeared first on Telegrafi.