Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 17 tetor në garën për funksionin e kryetarit të komunës në Dibër do të jenë tre, ndërsa në Qendër Zhupë dy kandidatë.

“Deri në Komision janë dorëzuar tre kandidatura për kryetar të Dibrës dhe gjashtë lista kandidatësh për anëtarë në përbërjen e ardhshme në Këshillin e komunës. Kandidatë për kryetar të ardhshëm janë Hekuran Duka nga BDI, Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët dhe Petrit Klenja nga Partia Demokratike Shqiptare”, ka deklaruar për AIM-n, Maxhide Atipi, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor.

Ka shtuar se për anëtarë të Këshillit të komunës, lista këshilltarësh kanë LSDM, BDI, OBRM-PDUKM, Besa dhe me listë të përbashkët marrin pjesë ASH dhe Alternativa.

Që të dy komunat bien në Njësinë zgjedhore 5. Në komunën e Dibrës do të votohet në 27 vendvotime, ndërsa në Qendër Zhupë në 16.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në garën për kryetar të komunës së Dibrës garojnë tre kandidatë appeared first on Telegrafi.