
Gjatë fundjavës, 927 shtetas të Maqedonisë u vaksinuan kundër coronavirusit në Vranje, njofton “RTS”.
Sipas njoftimeve të mediave serbe, vaksinimi vazhdon edhe sot.
Qytetarët e Maqedonisë mund të vaksinohen pa termin, vetëm me pasaportë ose letërnjoftim, informojnë mediat serbe.
Vaksinat e “Pfizer” dhe “Sinofarm” janë në dispozicion të qytetarëve tanë.
Advertisement
Sipas autoriteteve shëndetësore serbe, rreth 15.000 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar deri më tani në Serbi.
Shumica e të vaksinuarve në muajin prill morën vaksinën Astra Zeneca./Telegrafi/
The post Në fundjavë 927 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Serbi appeared first on Telegrafi.
Advertisement