Në fshatin Llojan të Likovës janë zbuluar pesë emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rajonin e fshatit Llojanë, komuna e Likovës, më saktë tek vendi i quajtur “Shorta”, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare Sopot sot i kanë gjetur pesë persona emigrantë, dy nga India dhe tre nga Pakistani.

MPB sot informoi se në orën 09.15 në rajonin e fshatit Llojan, i kanë gjetur pesë persona emigrantë, është bërë kontrolli i terrenit dhe janë gjetur një pistoletë “Zoraki” me një kornizë me katër plumba, dy thika, dy telefona celularë dhe karrikues për telefona celular.

Emigrantët dhe gjësendet qëndron në kumtesën e MPB-së u janë dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.

The post Në fshatin Llojan të Likovës janë zbuluar pesë emigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy