Policia dje në dy raste të ndara zbuloi gjithsej 148 migrantë të fshehur në automjete transportuese të mallrave. Pranë monumentit Përzhdev, Demir Kapi, u zbuluan 103 migrantë nga Pakistani, Afganistani, India, Egjipti, Irani dhe Siria, ndërsa në vendin e quajtur “Vrello” në fshatin Vaksincë, Likovë, 45 migrantë nga Siria, Bangladeshi, Somalia, Pakistani dhe Palestina.

Nga MPB-ja njoftuan sot se një automjet “Audi”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K (35), dje në ora 08:50, ishte ndaluar nga zyrtarët e policisë nga Stacioni policor Negotinë, afër monumentit Përzhdev, i pasuar nga automjeti transportues i mallrave “Mercedes”, me targa të Manastirit.

“Drejtuesi i automjetit transportues të mallrave, A.M (37) nga Likova u arratis, por menjëherë u gjet. Ndërkaq, 103 migrantë nga Pakistani, Afganistani, India, Egjipti, Irani dhe Siria u zbuluan në kamion. Të dy të dyshuarit janë dërguar në Stacionin policor Negotinë për procedura të mëtejshme”, thuhet në kumtesë, duke shtuar se Prokurori publik ishte njoftuar, ndërsa migrantët ishin akomoduar në Qendrën për pranim “Vinojug” në Gjevgjeli për procedura të mëtejshme.

Ndërkaq mbrëmë në orën 19:10 në Stacionin policor për mbikëqyrjen kufitare Sopot u lajmërua se në vendin e quajtur “Vrello” në fshatin Vaksincë, Likovë, është gjetur automjet transportues i mallrave “Iveko Dejli”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person i panjohur, i cili u arratis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në automjet u gjetën 45 migrantë nga Siria, Bangladeshi, Somalia, Pakistani dhe Palestina. Mërgimtarët ishin akomoduar në Qendrën e transitit “Tabanovc” për procedura të mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, sqaroi MPB-ja.

The post Në dy raste të ndara, Policia e Maqedonisë kap 148 emigrantë appeared first on Telegrafi.