Në departamentet infektive në Maqedoni por trajtohen 359 pacientë me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po trajtohen gjithsej 359 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 34 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 27 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 22 pacientë, në Veles trajtohen 30 pacientë dhe në Kumanovë 54 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. Në qendrën kovide në Ohër ka 40 pacientë, në Prilep 40, në qendër kovide në Gostivar 16 dhe në Strugë 13.

Në spitalin në Strumicë janë shtruar 27 pacientë, në Koçan 3, në Kërçovë 13, Kavadarc 22, në Gjevgjeli 7 persona, dhe në Dibër 11.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 620, ndërsa ka rreth 621 shtretër të lirë spitalor”, thuhet në raportin e MSH-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Në departamentet infektive në Maqedoni por trajtohen 359 pacientë me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy