Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 77 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 654 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 44 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 14 pranime të pacientëve, 15 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 1 pacient dhe 3 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 75 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 142 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 147 pacientë, në Kozle 39, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 19 pacientë, dhe në GAK 7.
Gjithsej 654 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 86 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/
The post Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 77 pacientë appeared first on Telegrafi.