Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 353 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 10 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 134 pranime të pacientëve, 19 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 1 pacient.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 pacientë, ndërsa momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 29 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 36, në Institutin për TBC 52.
Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 80 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 125 pacientë ndërsa në Kozle ka 26 pacientë.
Gjithsej 353 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 30 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/
The post Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 43 pacientë appeared first on Telegrafi.