Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 355 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 12 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 4 pranime të pacientëve, 12 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 0 pacient.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 19 pacientë, ndërsa momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 29 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 35, në Institutin për TBC 52.
Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 81 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 128 pacientë ndërsa në Kozle ka 25 pacientë.
Gjithsej 355 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 20 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/
The post Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 28 pacientë appeared first on Telegrafi.