Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 20 pacientë, gjithsej mjekohen 274

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 20 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 274 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikat Interne ka pasur 10pranime të pacientëve, në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” tetë, ndërsa në Klinikën Infektive pesë.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 24 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën covid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 20 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 15 pacientë.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 86 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 79 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 11 pacientë.

Gjithsej 274 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 123 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

The post Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 20 pacientë, gjithsej mjekohen 274 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy