Në bazë të gjendjes epidemiologjike do të vendosen masat pas 20 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numrat e fundit të rasteve të reja, shënojnë ulje dhe sipas situatës epidemiologjike do të vendosen masat që do të vlejnë pas 20 prillit, kur edhe përfundojnë ato që janë në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se çfarë masa do të ketë pas 20 prillit do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe indikatorë tjerë që ndiqen gjatë marrjes së vendimeve për kufizimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka asnjë parametër ose kriter, përveç mbrojtjes së shëndetit, në këtë kuptim vlerësimi i gjendjes epidemiologjike do të jetë arsyeja nëse masat do të vazhdohen ose të modifikohen”, tha Filipçe, duke shtuar se institucionet kompetente do të bisedojnë për këtë dhe do të vendosin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit nga 3.284 testime për coronavirus, 890 raste rezultua pozitiv./Telegrafi/

Advertisement

The post Në bazë të gjendjes epidemiologjike do të vendosen masat pas 20 prillit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy