Në autobusin e aksidentuar në Bullgari ishte edhe një person nga Presheva dhe një shtetas i Belgjikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur edhe për listën e udhëtarëve në autobusin që u aksidentua në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Siç e pamë, të gjithë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga nacionalitete të ndryshme. Kemi një qytetar nga Presheva, së bashku me të fejuarën nga Kumanova. Kanë qenë së bashku në Stamboll. Pamë që në listë kishte edhe shtetas të Belgjikës”, tha mes tjerash Zaev.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/

Advertisement

The post Në autobusin e aksidentuar në Bullgari ishte edhe një person nga Presheva dhe një shtetas i Belgjikës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy