Në ambientet e Qeverisë janë mbledhur partnerët e koalicionit qeverisës.
Prezent është kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi, kreu i Alternativës Afrim Gashi, kryetari i PLD-së Goran Milevski dhe përfaqësues të partive tjera të koalicionit.
Sipas Kovaçevskit dje u bë e ditur se në takim do të unifikohet mendimi që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në vitin 2024, pavarësisht kërkesave të opozitës.
Kovaçevski sqaroi se do të flitet për menaxhimin me krizën shtetërore, pasuar nga ajo ushqimore dhe energjetike shkaku i luftës në Ukrainë.
Kryeministri tha se nëse është nevoja mund të diskutohet edhe çështja e propozimit francez për çështjen e hapur me Bullgarinë.
The post Në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë po zhvillohet takimi me partnerët e koalicionit appeared first on Telegrafi.