Qytetarët vazhdojnë të jenë cak i porosive mashtruese. Kësaj radhe ata kanë pranuar porosi të rrejshme përmes postës elektronike gjoja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Në porositë e rrejshme, qytetarëve u thuhet që sistemi për menaxhimin me transaksionet e Fondit, i njeh ata se duhet të marrin një pagesë rimbursimi, por që duhet të klikojnë në një link të caktuar, thuhet në reagimin Fondit.

“Fondi këshillon qytetarët që të mos bien pre e mesazheve të tilla të rreme, në mënyrë që të mos keqpërdoren të dhënat e tyre personale dhe llogaritë e transaksionit, dhe nëse kanë mundësi ta denoncojnë në Shërbimin e Krimit Kibernetik në MPB. Fondi tashmë e ka denoncuar rastin në Ministrinë e Brendshme”, thonë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski tha se në raste të tilla nevojitet më shumë vetëdijesim, pasi në fakt, porositë e tilla nuk vijnë si pasojë e ndërhyrjes nëpër serverët e ndonjë institucioni, por mashtruesit vetëm prezantohen se janë ky institucion. Megjithatë ai nuk e përjashtoi mundësinë për sulme kibernetike, duke nënvizuar se rreziku është prezent dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen.

“Fqinjët tanë nga Shqipëria në 2019 ishin cak i një sulmi të madh që u ndodhi, e që është shkaktuar nga një shtet përmes përfaqësuesve në sektorin privat, kështu që kjo është diçka që nuk na befason dhe mund ta presim se edhe sistemet dhe institucionet tona mund të jenë nën ndonjë lloj të tillë të sulmeve, kjo nuk duhet të na befasojë por duhet të përgatitemi”, tha Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Dixhital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria po përgatit një strategji kibernetike, ndërsa paralelisht po punohet edhe për tekstin e ligjit të parë për siguri kibernetike në shtet. Andonovski tha se segment i rëndësishëm edhe i ligjit por edhe i strategjisë është monitorimi i gjendjes për të parë se cilat sisteme janë nën rrezik të sulmeve eventuale, si dhe parandalimi i tyre./Alsat/

The post Në adresë të shumë qytetarëve në RMV kanë mbërritur porosi të rrejshme përmes postës elektronike appeared first on Telegrafi.