Në 15 qytete të Maqedonisë nuk ka raste aktive me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive me coronavirus ngadalë po zvogëlohet në qytetet në vend. Në 15 qytete nuk ka raste aktive me coronavirus.

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë të infektuar në: Dojran, Pehçevë, Makedonska Kamenica, Demir Kapi, Probishtip, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë, Radovish, Berovë, Dellçevë, Resnjë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Strugë.

Deri më tani, gjithsej 872.894 testeve për COVID-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.673, numri i pacientëve të shëruar është 149.961, numri i vdekjeve është 5.484, ndërsa numri i rasteve aktive është 228./Telegrafi/

The post Në 15 qytete të Maqedonisë nuk ka raste aktive me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy