Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë për të diskutuar për ndryshimin e Kodit Penal të vitit 2023, pas iniciativës së kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Në iniciativë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që marrin një trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve.

Sipas Trajanov, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në shtator të vitit 2023, kur dhe janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian.

The post Ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2023 në seancë të Gjykatës Kushtetuese në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";