Ndotja e ajrit sonte në Maqedoni ka shkallën më të lartë, tregojnë të dhënat e platformës së Ministrisë së Mjedisit “air.moepp.gov.mk”.

Sipas vlerave të fundit të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajër në vendbanimin Lisiçe të Shkupit është 184, ndërsa vlera më e lartë nga të gjitha stacionet matëse në vend është në Kavadar 497.

Edhe në pjesët tjera të vendit ndotja mbetet e lartë: në Strumicë 257, në Kërçovë 212, në Kumanovë 203, në Lisiçe 184, kurse në Manastir 178.

Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, sidomos në Kavadar, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndotje e lartë në Maqedoni, situata më e rëndë në Kavadar appeared first on Telegrafi.