Muzafer Karishiq, dëshmitar i propozuar nga prokuroria, në seancën e sotme foli për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

Karishiq në atë kohë ishte ndihmës shefi i SPB Shkup për çështje penale.

“Që nga momenti i raportimit për një vajzë të zhdukur jam njoftuar nga shefi i SPB Shkupi, kam pasur kompetencë të koordinoj shërbimet, menjëherë kam kontaktuar stacionin kompetent ku është raportuar zhdukja. Nga aty më njoftuan se pas raportimit janë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet. Procedura për një person të zhdukur raportohet në vendin rajonal ku personi mungon. Në mbrëmje vonë u përfshimë sepse dolën artikuj se vajzën e kishin rrëmbyer. Takimi i parë me prindërit e Vanjas ishte në ditën e paraqitjes së rastit në mbrëmje. Më pas u përfshimë drejtpërdrejt në punë, shkuam të shohim se çfarë është bërë dhe çfarë të ndërmarrim. Më pas i pamë prindërit për herë të parë”, tha ai.

Karishiq tha se babai i Vanjës ishte konfuz për rastin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në atë moment kur takuam prindërit, nëna u preh. Përshtypja e parë e babait ishte e çuditshme për mua por edhe për kolegët, pas bisedës që analizuam, ai ishte konfuz, i dëshpëruar në shumë deklarata dhe shumë gjëra që i pyetëm. Vajza nuk u grind me prindërit e saj. Të gjithë policët, të gjithë oficerët me uniformë, të gjithë u përfshinë në operacionet e kërkimit. “tha Karishiq.

The post Ndihmës shefi i SPB-së, Karishiq deklaron për rastin e Vanjës: Babai i saj ishte konfuz në deklarata appeared first on Telegrafi.