Ndërtimtaria në Maqedoni nuk ndalet edhe në temperatura mbi 40 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtimtaria në Maqedoni nuk ndalet edhe në temperatura mbi 40 gradë

Në kantieret e Maqedonisë punohet edhe në mbi 40 gradë. Pikërisht mesditën e sotme në njërën nga rrugët e Shtipit po shtrohej asfalt i nxehtë, në tjetrën punëtorët e ndërtimit shkarkonin materialet, ndërsa në kantierin e tretë po mblidhnin mjetet e punës.

Ministritë përkatëse, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Ekonomisë ende nuk kanë miratuar masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në këtë valë të të nxehtit.

“Glasen Tekstilets” apelon që masat të merren menjëherë, për të mbrojtur punëtorët, të cilët kryesisht punojnë jashtë.

Advertisement
Lexo po ashtu
ISHP-Maqedoni me këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta

“Glasen Tekstilets” ka pranuar rreth 15 ankesa nga punëtorët për valën e mëparshme të të nxehtit, shumica e të cilave janë për temperaturë joadekuate në fabrika, edhe pse të gjitha janë me ajër të kondicionuar.

Advertisement

Punëtorët e Shtipit reagojnë edhe për transportin me autobus në të cilin kondicionerët nuk ndizen gjatë transportit të punëtorëve.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla që qytetarët të mbrohen nga moti i nxehtë./Telegrafi/

The post Ndërtimtaria në Maqedoni nuk ndalet edhe në temperatura mbi 40 gradë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy