Nga Shkupi në Sofje do të mbërrihet për dy orë e gjysmë. Pas pëfundimit të rrugës Rankovcë Kriva Pallankë që pritet të përfundojë në fund të vitit.

Deri në fund të vitit projekti ndërtimor për rrugën Rankovc- Kriva Pallankë do të jetë gati. Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski gjatë inspektimit të punimeve në terren njoftoi se 80 përqind e punimeve kanë përfunduar.

“Kjo rrugë është e gjatë 25 kilometra dhe është e ndarë në dy lote. Njëri është nga Stracini deri në Dlaboçicë në gjatësi prej 15 kilometrash, ndërsa loti i dytë është nga Dllaboçica deri në Kriva Pallankë në gjatësi prej 10 kilometrash. Vlera e gjithë investimit është 93.7 milionë euro, që do të thotë se loti i parë kushton 43 milionë euro, ndërsa i dyti rreth 50 milionë euro. Punimet kanë nisur në vitin 2018. Presim që të dy lotet të përfundojnë deri në fund të vitit. Njëra është 71 përqind e kompletuar dhe e dyta është rreth 91 përqind”, deklaroi Trajanovski.

Ndërkaq, Ministri i Transportit Nikollovski tha që me këtë projekt rrugorë nga Shkupi deri në Sofje do të duhen vetëm dy orë e gjysëm, dhe se pas Vitit të Ri do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë banorët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo autostradë e shpejtë, e cila me një zgjidhje moderne rrugore do të lidhë Kumanovën dhe Kriva Pallankën, gjithashtu edhe Kriva Pallankën me kryeqytetin do ta bëjë të shpejtë arritjen, biznesin, por edhe do të zhvillohet më tej. Kjo rrugë e shpejtë do të ndihmojë në përshpejtimin e komunikimit me Sofjen, shkurtimin e kohës së udhëtimit. Udhëtimi do të zgjaste 2 orë e gjysmë nga Shkupi në Sofje dhe kështu do të hapet Korridori 8. Ky është një projekt që nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme dhe me kënaqësi mund t’ju them se pas Vitit të Ri mund ta shfrytëzojnë të gjithë banorët”, tha Nikolloski.

Ndërtimi i autostradës është financuar pjesërisht me kredi nga Banka Botërore, si dhe me grant prej 14 milionë eurosh. Kujtojm se afati I fundit për ndërtimin e kësaj rruge ka qenë qershori i vitit 2021.

The post Ndërtimi i rrugës Rankovc – Kriva Pallankë do të përfundojë deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";