Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë po mbahet pezull shkaku i shpronësimit të tokave.

Ky ekskavator shkoi për ta rrafshuar këtë pjesë të malit, por u ndalua nga banorët.

Banorët lejojnë zhvillimin e punimeve pa u dakurduar me shtetin për çmimin e tokave.

Zelqif Bardhi, përfaqësuesi i banorëve të lagjes Bardhi, thotë se shteti u paguan vetëm 4 euro metër katror, ndërsa banorët kërkojnë 100 euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk jemi pajtuar me çmimin që na e kanë ofruar ata.
Çmimi ka qenë katër euro, katër euro e gjysmë. Kërkesa jonë, kur unë kamë deklaruar edhe më herët në media eshte 100 euro për metër katror”, tha Zelqif Bardhi, përfaqësues i Lagjes Bardh.

Bardhi, i cili gjithashtu ka tokë në vendin ku duhet të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, thotë se nëse shteti nuk mund të paguaj tokën e tyre, mund të bëjë edhe shkëmbim tokash.

“Unë kamë deklaruar dhe përsëri do të deklaroj, nëse nuk kanë mjete, mundet tokë për tokë .
Shteti ka tokë sa të duash, më merr 3500 metra mund të mi jap 3500 të shtetit personalisht unë pranojë, jo të tjerët”, u shpre Zelqif Bardhi, përfaqësues i Lagjes Bardh.

Kontaktuam edhe me avokatin Mefail Arsllani, i cili është avokat i banorëve për këtë çështje, por ai ishte në pushime dhe tha se gjatë ditës së hënë do të jetë në punë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Zelqif Bardhi thotë se banorët nuk tërhiqen nga çmimi i tyre dhe se nëse ka nevojë do të shkojnë deri tek Gjykata a Strasburgut.

Për autostradën në emisionin Click Plus foli edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se më nuk mund të pritet për autostrada dhe se për dy vite ky projekt do të përfundojë.

The post Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, mbahet pezull shkaku i shpronësimit të tokave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";