Ndërron jetë Rexhail Qerimi, i dënuari në rastin “Alfa”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë Rexhail Qerimi, i dënuari në rastin “Alfa”

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru. Të njëjtat burime thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pa jetë i të ndjerit do të kthehet në burgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mëngjes ta pranojnë kufomën për varrim.

Advertisement

The post Ndërron jetë Rexhail Qerimi, i dënuari në rastin “Alfa” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy