SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës.

“Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës.

Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";