MPB njofton se ka ndërruar jetë një punëtorë ndërtimtarie nga Tetova i cili po punonte në qendër të  Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me datë 02.11.2024, në ora 20:40 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 16:30, gjatë punimeve ndërtimore në objektin në ndërtim në zonën e Qendrës, L.Sh.(27) nga Fshati Gjermë i Tetovës ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë rreth orës 18:30.

Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle inspektuese nga SPB Shkup, është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njofton MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

The post Ndërron jetë një punëtorë 27-vjeçar nga Tetova i cili po punonte në Shkup appeared first on Telegrafi.