Një i burgosur në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative – Shkup.

Bëhet fjalë për një 55-vjeçar me iniciale M.G. i cili ka vuajtur dënimin me burgim prej 15 vjetësh në burgun e Idrizovës.

Siç njoftojnë nga policia, për shkak të rëndimit të shëndetit të tij, ai është transferuar nga burgu në spital në orën 12:00, ku ka ndërruar jetë në orën 13:35.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë appeared first on Telegrafi.